Sot feston ditëlindjen: Nuk do ta besoni sa vjeç është Aurela Gaçe

by editor

Artistja dhe ylli i muzikës shqiptare Aurel Gaçe, sot feston 50-vjetorin e lindjes.

Advertisements

Këngëtarja në këtë ditë të veçantë ka zgjedhur të jetë falenderuese për gjithçka që i ka dhuruar Zoti nga talenti tek familja.
Më shumë se sa një urim apo një kujtim këngëtarja sjell një meshazh dhe një reflektim që jeta është shumë e shtrenjtë dhe duhet të jemi falenderues që frymojmë.

Advertisements

“50 vjeç sot! Një gjysmë shekulli! Duket si shumë kur e thua me shekuj por duket pak kur e thua me vite. Ndihem plot, plot bekime.

Zemrën plot me dy femijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.

Advertisements

E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.

50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë , me frymë , me dashuri . JETA është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj. (reflektim që e bëj çdo ditë)”, shkruan këngëtarja.

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka lindur më 16 tetor të vitit 1974, në Llakatund të qytetit bregdetar të Vlorës. Gaçe ka filluar të këndojë që në moshën tqë vogël në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj të lindjes, Vlorë. Aty ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë në ngjarje muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime.

Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohet rebele.

Mendja e saj ishte e fokusuar vetëm te kënga. Ajo ishte e destinuar të bëhej një këngëtare. Në moshën 19 vjeçare ajo mori pjesë në Festivalin e madh të Këngës në Radiotelevizionin kombëtar në Tiranë, ku edhe pati një performancë shumë të mirë me këngën “Pegaso”. Katër muaj më vonë ajo konkurroi dhe fitoi në Festivalin e Pranverës 1994.

Suksesi i vërtetë i Aurelës filloi me këngën e saj “Nata” në Festivalin në RTSH ‘95. Që prej asaj kohe ajo fitoi 2 çmime të para në Festivalin e vitit ‘99 me këngën “S’jam tribu” dhe në Festivalin e vitit 2001 me këngën “Ndjej”.

Ndërkaq një sukses të madh ajo fitoi me këngën “Fati ynë shpresë e marrëzi”, ku edhe zuri vendin e dytë në Festivalin e vitit ’98.

Aurela ka fituar dhe çmime të treta në Festivalin ‘96, me këngën “Me jetën dashuruar”, dhe në Fest ‘98 me “E pafajshme jam”.

Në vitin 2000 Aurela provoi se “Akademia e Arteve” ishte zgjedhja e duhur për të dhe u diplomua atë vit në Dramë. Ajo nxori në treg 2 albume në vitin 1998 dhe 2 të tjerë në vitin 2000.

Stili i Aurelës varion nga pop në folk. Në shkurt 2002 Aurela vendosi të sfidonte vetveten dhe u zhvendos në Amerikë. Për të ky ishte një fillim i ri. Ajo menjëherë fitoi popullaritet në komunitetin shqiptar për shkak të zërit të saj të mrekullueshëm dhe performancave elektrizuese, duke filluar që nga klubet, koncertet në gjithë Amerikën e deri në eventet private.

Në vitin 2004 Aurela këndoi të dy himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës në një event me pjesëmarrjen e Presidentit Bill Klinton.

Me këngën “Feel The Passion” (Kënga ime) mori pjesë në Eurovision Song Contest 2011, ku përfaqësoi Shqipërinë në “Fortuna Düsseldorf Arena” në Düsseldorf të Gjermanisë më datë 10 maj në natën gjysmëfinale.

You may also like