Skandal, skandal, por ja cilit reper i mungojnë festat e Diddy-t!

by editor

Reperi amerikan, Bow Wow, është nën kritika publike pasi ka thënë se i mungojnë festat e Diddy-t. Reperi e quajti Diddy-n “mbajtësi i lojës” dhe tha se i vjen keq që nuk është më në industrinë e muzikës. “Fundjava e BET Awards nuk ishte e duhura”, tha Bow Wow gjatë një paraqitje në podcast “More to the Story”, duke iu referuar BET Hip Hop Awards të javës së kaluar.

Advertisements

Nuk ka pasur lëvizje, nuk ka pasur festa. Nuk kishte asgjë askund.Bow Wow shpjegoi më tej se ai ndjehet sikur ka një “boshllëk” pa ndikimin e Combs në industrinë e muzikës:

Advertisements

Ai ishte gjithçka në hip-hop.

Teksa kjo pjesë u shpërnda në rrjete sociale, fansat e kritikuan reperin për deklaratat e tij. “Pra, askush përveç Diddy-t nuk mund të bëjë një festë? Unë jam konfuz”, “Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, duke thënë se e gjithë kjo është e çmendur”, “Kjo nuk është normale”, janë vetëm disa nga komentet.

Advertisements

Rikujtojmë se, gjyqi i reperit Diddy është caktuar për 5 maj 2025. Por po në të njëjtën ditë do të mbahet edhe Met Gala, ku Diddy ka qenë i ftuar disa herë. Prokurorja Emily Johnson theksoi se provat do të zgjasin të paktën tre javë dhe avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se mbrojtja e reperit do të zgjasë rreth një javë.

Siç pretendojnë mediat e huaja, Diddy do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyq dhe ekipi i tij ligjor ka kërkuar tre herë të drejtën e lirimit me kusht, gjë që gjyqtari e refuzoi. Pak ditë më parë, Diddy doli për herë të parë para gjyqit, ku përqafoi avokatët e tij dhe u mbështet nga familjarët.

You may also like