Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 13 vite burg një shqiptar, për një vrasje të ndodhur vitin e kaluar.
Advertisements
Vrasja e bashkëatdhetarit ndodhi pas një konflikti në një karburant, ku 46-vjeçari mendonte se viktima flirtonte me gruan e tij.
Advertisements
Gjyqtarët e gjetën 46-vjeçarin fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore. Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg.
Në dëshminë e tij, 46-vjeçari pretendoi se e kishte vrarë për vetëmbrojtje për shkak se viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.
Advertisements
“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar situatat që i kishin paraprirë ngjarjes në fjalë.
Gjatë përleshjes që shpërtheu jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin. “Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”, ka thënë ai.
Gjatë procedurës së provave është shfaqur edhe video nga kamera e sigurisë në vendngjarje, e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.