Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot (16 tetor) në Antwerp të Belgjikës, ku tre shqiptarë raportohet se kanë mbetur të plagosur.
Advertisements
Shqiptarët e plagosur bashkë me një person tjetër janë arrestuar, raportojnë mediat në Belgjikë.
Advertisements
Dy prej të plagosurve janë në gjendje me të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se ngjarja mund te kete lidhje me pazaret e droges.
Zona ku ndodhi ngjarja njihet kryesisht për prezencë të evropianolindorët, kryesisht shqiptarë dhe bullgarë. Pak vite më parë, një bandë shqiptare droge u kap nga rruga Jezus, e cila furnizonte qendrën e qytetit me kokainë nga një apartament atje.
Advertisements
Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale, konfirmon: “Katër të dyshuar janë arrestuar. Tre prej tyre janë të lënduar, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën”.
Ende nuk dihet se kush ka qëlluar me armë zjarri dhe është pjesë e hetimeve.