Ka nisur në Kuvend seanca plenare, e cila ishte shtyrë një javë më parë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka nisur seancën, ndërsa foltorja është bllokuar nga deputetët opozitarë, të cilët e kanë kthyer përmbys dhe e kanë mbuluar me karrige.
Advertisements
Ndërkohë, në ambientet e jashtme të Kuvendit deputetët e opozitës që janë përjashtuar po përplasen me gardistët, teksa e kanë patur të pamundur të futen, pasi vlen të theksohet fakti se socialistët kanë dyfishuar numrin e gardistëve nga hera e fundit, si dhe kanë rrethuar godinën me kangjella.
Advertisements
Mazhoranca pritet të miratojë edhe ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar” dhe Për lejet e mjedisit”.