Deputetja Albana Vokshi ka pretenduar se ajo dhe koleget e saj janw dhunuar nga Garda.
Advertisements
Pavarësisht se Elisa Spiropali thoshte se nuk ishin urdhrat e saj, të na thotë se kush e mban peng. Parlamenti nuk është përfaqësues i popullit, por është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat.
Advertisements
Shiheni si i kanë vënë hekurat, është kthyer në një burg të sigurisë së lartë.
Jemi një ditë pas hapjes së kapitujve, kapitulli i parë janë institucionet demokratike. A është institucion demokratike ky? Gratë po dhunohen.
Advertisements
Kush e ka dhënë urdhrin që të mos lejohen deputetët e opozitës pa nisur seanca. Ndalimi i deputetëve ka qenë i qëllimshëm. Mundohen të na pengojnë. Nuk lejohen përfaqësuesit e popullit, ndërsa lejohen përfaqësitë e Bajrave dhe Gjokave.
Nuk do heqim dorë, na kanë pasur dhe do na kenë përballë. Jemi dhunuar fizikisht. Zonja Hoti u përndoq “, tha Vokshi.