Jola Hysaj: E paprecedentë që forcat e ndërhyrjes së shpejtë të rrethojnë opozitën, ku janë Ambasadat?

by editor

Anëtarja e Partisë Demokratike Jola Hysaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat kulmuan me incidentin me deputetin demokrat Luan Baçi.

Advertisements

“Në cilin vend të Europës ndodh që policia të futet në parlament?

Advertisements

Ky është Kapitulli i parë i nisjes së Negociatave për të qenë anëtarë të BE?

Kjo është situatë pa precedent që forcat e ndërhyrjes së shpejtë te rrethojnë opozitën, a kanë sy AMBASADAT DHE NDËRKOMBËTARËT të shohin çfarë po ndodh në Shqipëri?

Advertisements

Të ngresh dorë ndaj deputeteve të opozitës për të mbyllur gojën?

Të kërcënosh me armë në ambientin e punës se je opozitarë?

Të bësh terror ndaj qytetarëve dhe deputetëve se protestojnë për të drejtat e tyre?

Në çfarë Republike po jetojmë?”, shprehet Hysaj.

You may also like