U dhu*nua disa ditë më parë nga Ilir Nukaj në Fier, ndërrron jetë në spital Namik Rustemi

by editor

Rreth një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, pse nuk i dhanë birra, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.

Advertisements

Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve dhe që nga fundjava e kaluar ishte në intubim. Ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare mori lëndime, por pa rrezik jete.

Advertisements

Policia e arrestoi Nukajn menjëherë pas krimit dhe ai ndodhet në paraburgim, me masën arrest me burg.

You may also like