A do të godasë SPAK para zgjedhjeve? Klodiana Lala bën deklaratën e fortë, zbulon kush janë më të rrezikuarit

by editor

Klodiana Lala, gazetarja e njohur, ndau në emisionin “Të Paekspozuarit” disa nga detajet më të rëndësishme lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK-u. Ajo theksoi se prokuroria e posaçme ka në duar një numër të konsiderueshëm dosjesh që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke e përqendruar vëmendjen në nivelet e larta të korrupsionit.

Advertisements

“Ajo që di është se prokuroria e posaçme, ka disa çështje kryesore, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sigurisht bëhet fjalë për korrupsion në nivele të larta. Për zbërthimin e aplikacioneve të koduara, kanë patur një farë suksesi. Në Shqipëri ka nisur vonë, informacionet e para kanë ardhur jo më shumë se një vit më parë.

Advertisements

Në lidhje me korrupsionin prokuroria ka një numër të konsiderueshme dosjesh. Pritshmëria ka qenë shumë më e lartë. Në një vit e gjysmë, kemi hapa domethënës. Rasti Berisha, Beqja, Ahmetaj, janë publike. Njëra më kryesore është ajo me Metën dhe Kryemadhin. Kjo çështje ka vonuar, për shkak të disa kërkesave për letër-porosi jashtë vendit, historikisht në të gjithë vendet europiane, zgjasin”, tha Lala ndër të tjera.

You may also like