Zbulohet pjesë e një skulpture antike në qytetin antik të Amantias (Foto)

by editor

Në parkun arkeologjik të Amantias është zbuluar një skulpturë antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Advertisements

Arkeologët më pas kryen gërmimin arkeologjik dhe transportin e saj pranë ambienteve të Drejtorisë së Trashegimisë në Vlorë.

Advertisements

Kjo drejtori bën te ditur se në park, skulptura ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë si dhe dëmtimeve nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve. Tashmë, po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

“Gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik Amantia, punonjësit e D.R.T.K – Vlorë identifikuan praninë e një skulpture antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Në zbatim të Vendimit të K.K.T.K.M nr. 162, datë 13.06.2024, u krye gërmimi arkeologjik për zbulimin e skulpturës, si dhe transporti i saj pranë ambienteve të D.R.T.K – Vlorë, për të siguruar mbrojtjen e saj, pasi skulptura ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë, si dhe dëmtimeve të mundshme nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementëve”, njofton DRTK Vlorë.

You may also like