Dy të mitur kanë përfunduar në spital, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për shkak të një sherri të dhunshëm me thikë në Fier.
Advertisements
Uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur.
Advertisements
Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.