I fundit/ Nën masa të larta sigurie, 12 emigrantët mbërrijnë në portin e Shëngjinit

by editor

Grupi prej 12 emigrantësh është transportuar nga kampi i Gjadrit në Portin e Shëngjinit, atje ku ndodhet një anije e rojës bregdetare italiane, që do i transportojë ata drejt Italisë.

Advertisements

Me masa të larta sigurie, 12 emigrantët e mbetur në kampin e Gjadrit, që i përkasin grupit të parë të atyre që u sollën nga autoritetet italiane në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen mes Qeverive të dy vendeve, janë transportuar me një autobus drejt portit të Shëngjinit.

Advertisements

Në mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit mbërriti edhe një anije e rojes bregdetare, e cila do të transportojë emigrantët drejt Italisë, kjo referuar vendimit të dhënë nga Gjykata e Romës, një ditë më parë. (vijon)

You may also like