Marklen Haka mbetet në qeli, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për “të fortin” e Niklës

by editor

Arrest në burg ka caktuar gjykata e apelit të posaçëm për Marklen Hakën, i arrestuar me dyshimin se ka tentuar të vrasë një eksponent të njohur të krimit, Durim Bamin. Haka u vu në pranga në nikël në shtator të këtij viti, pas një operacioni të organizuar nga policia e shtetit ku morën pjesë edhe forcat speciale RENEA.

Advertisements

Gjatë marrjes në pyetje Haka ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin ndaj Durimi Bamit që ndodhi në zonën e fushë-krujës në nëntor të 2020-tës. Po kështu ai ka pretenduar se nuk ka asnjë konflikt me Durim Bamin apo persona të tjerë ndërsa nuk ka përdorur ndonjë herë aplikacionin Skay Enchro Chat.Prokuroria e akuzon atë si një nga personat që ka mbajtur në vëzhgim Durimin Bamin dhe I ka dhënë informacion grupit të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës që kërkonin eleminimin e tij. 33-vjeçari Marklen Haka ë ishte në kërkim prej muajt maj të këtij viti ndërsa u arresua në banesën e kushëririt të tij Kljadi Haka në 6 shtator. Edhe ky i fundit u vu në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe armë mbajtje pa leje.

Advertisements

You may also like