Trajneri i Evertonit përgatit kthimin në fushë të Armando Brojës: Duhet t’i bëjmë një …

by editor

Armando Broja vazhdon rikuperimin e tij nga dëmtimi që e ka lënë larg fushave të lojës që nga vera e këtij viti. Por te Evertoni mendojnë se ky qëndrim jashtë nuk do të zgjasë edhe shumë.

Advertisements

Të paktën kështu e sheh trajneri Shon Dajç, i cili duke folur para ndeshjes ndaj Ipsuiç, kishte komentuar pikërisht situatën e dëmtimeve në radhët e ekipit të tij.

Advertisements

“Çermiti është në fushën me bar me stafin mjekësor dhe Broja gjithashtu. Broja është përpara tij sa i përket fazës së kthimit, atij do t’i nevojitet një program ndeshjesh. Por ai po punon në mënyrë aktive tani dhe shpresojmë që të kalojë dhe të punojë shpejt me grupin e madh”, tha trajneri i Everton rreth sulmuesit shqiptar.

Evertoni nuk dëshiron të ngutet me Brojën pasi falë akordit që ka arritur me Çelsin, nuk paguan rrogën e lojtarit deri në momentin që ai të cilësohet aktiv për t’u kthyer në fushën e lojës dhe për të dhënë kontributin e tij në ndeshje./PANORAMASPORT.AL

Advertisements

You may also like