Gara e Big Brother Vip Kosova, nuk ka nisur mirë për disa prej banorëve, pasi që ditët e pra kanë nisur përplasjet mes tyre.
Advertisements
Ka qenë aktorja nga Kosova, Gresa Gashi, ajo e cila në një bisede me vajzë e tjera të shtëpisë, ka treguar se aktori i humorit, Rezart Veleshnja, e ka ofenduar.
Advertisements
Sipas saj, Gresa ka zbuluar se Rezarti e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “aktore të keqe” dhe duke përdorur terma si “je si Fifi, si balenë”.
“Më tha je si Fifi”, si balenë. Ca s’më ka thënë, por e kam lënë se nuk ja vlen të merresh me të, por e ka tepruar’, tha ajo.
Advertisements
Gresa duket tejet e irrituar me komentet e Rezartit, duke shprehur se ato ishin tepër të rënda dhe se brenda 24 orëve ai i kishte thënë të gjitha këto.
“Unë jam shumë njerëzore. Unë se di çfarë njeriu është. Brenda 24 orësh, tërë ato fjalë të më thotë… Është i tepër i shpifur dhe me gjestet që bën”, u shpreh Gresa.
Më herët, aktori i njohur i “Portokalli”, i tha aktores nga Kosova, Gresës: “Mjerë teatrot e Kosovës që kanë kësi niveli të aktores.”
Ndërkohë ajo iu përgjigj: “Kjo është shumë e rëndë ta thuash, pasi nuk më ka parë asnjëherë në shfaqje, serial as film.”