Aksident TRAGJIK në Malin e Zi, humbet jetën çifti shqiptar! U përplasën me një tjetër makinë

by editor

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme (19 tetor) në Malin e Zi.

Advertisements

Një çift shqiptar nga Kosova, raportohet se ka ndërruar jetë. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi.

Advertisements

Dy bashkëshortët po udhëtonin me automjet, në momentin që u përplasën nga një tjetër makinë në shpejtësi.

I pari humbi jetën i riu nga Peja, i identifikuar si Benjamin Lajqi. Më pas ndërroi jetë edhe bashkëshortja e tij, Sabina Lajqi, e cila edhe pse u shtrua në spital, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, shkruan “Zëri”.

Policia malazeze i tha mediave se ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.

You may also like