Makina përplaset me shtyllën e tensionit dhe përfundon në kanal, e gjithë zona mbetet pa drita (Video)

by editor

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë mbrëmjen e sotme, ku një automjet doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike të tensionit të mesëm, e më pas përfundoi në kanalin anësor.

Advertisements

Gazetarja e Klan News në Lushnje, Anila Sefa, njofton se drejtuesi i mjetit u transportua me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Si rezultat i shpejtësisë së lartë, shtylla e tensionit të mesëm është këputur në mes duke ndërprerë energjinë elektrike të të gjithë zonës. Në vendngjarje shkuan policia dhe zjarrfikësit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa grupi i avarive të OSHEE ka nisur punën për rilidhjen e energjisë elektrike.

Advertisements

You may also like