Ministri Blendi Gonxhja: Jeni shtresa më e mençur, e dini se lekët nuk bien nga qielli! Po punojmë fort për të korrigjuar situatën e pensionistëve

by editor

Ministri e Ekonomisë, Blendi Gonxhja, është shprehur se po punohet fort për të korrigjuar situatën e pensionistëve.

Advertisements

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, ministri Gonxhja u drejtua duke thënë që “si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli”.

Advertisements

Ministri i Ekonomisë u shpreh se qeveria shpenzon për pensionistët më shumë se për çdo gjë tjetër, duke shtuar se “jemi ballë lart sepse sot si kurrë më parë jemi në kushtet dhe me mundësitë për ta ndrequr dhe për ta korrigjuar edhe situatën e pensioneve”.

Blendi Gonxhja: Kjo qeveri shpenzon për pensionet për shumë se çdo gjë tjetër. Mbi 1/5 e buxhetit shkon për pensionet dhe me lekët që mbeten qeveria duhet të bëjë gjithçka tjetër, të shtrojë rrugë, të ndërtojë shkolla, spitale, të paguajë mësues, mjekë, policë, të përballojë emergjenca, ju e dini se sa halle ka shteti.

Si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli. Sot familjet kudo, lindin më pak fëmijë dhe jetëgjatësia rritet, dhe shyqyr që rritet, por që të na dalin llogaritë duhet që për një pension të kishim 2-3 të punësuar, ndërsa raporti që kemi sot është 1 me 1. Ndaj duhet të rrisnim fillimisht pagat.

Po punojmë fort, dhe jemi ballë lart sepse sot si kurrë më parë jemi në kushtet dhe me mundësitë për ta ndrequr, zgjidhur dhe për ta korrigjuar edhe situatën e pensioneve.

Po punojmë për përmirësimin e skemës së pensioneve, në disa drejtime, siç është barazia e pensioneve për profesone të njëjta, kapja e një niveli të denjë që të jetë të paktën në minimumin jetik për pensione më të ulta dhe për ato që janë më problematike, rritja e pensionit mesatar dhe ulja e diasntancës me pagën mesatare.

You may also like