Gazetari i News24, Osman Stafa në fjalën e tij para SPAK , u shpreh se ishte në Prokurorinë e Posaçme që të dorëzonte prova në lidhje me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët e sëmurë me tumore dhe kancer.
Advertisements
Ai ka shtuar se një kallëzim i bërë prej tij më parë në Prokurorinë e Tiranës, u përball me një vendim skandaloz për mos hetim të rastit.
Advertisements
Stafa u shpreh se e frikshme është edhe situata e krijuar me kontrabandën e ilaçeve.
“Të dhëna konkrete, i kërkova SPAK të disponojë dosjen e mungesës së kimiove për fëmijët. Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët.
Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz
QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa.
Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur.
Mjekët duhet të marrin trajtim psikologjik sepse vdekja për ta është bërë normalistët”, tha ai.
(BalkanWeb)