Aksident i rëndë rrugor në aksin Çermë-Lushnjë, humbet jetën në spital shoferi

by editor

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e shoferit të automjetit ka ndodhur sot në rrugën “Çermë-Lushnjë”.

Advertisements

Blutë e Fierit bëjnë me dije se në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi L. S., 74 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Shtetasi L. S. është dërguar në spital, por ka humbur jetën, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

You may also like