Pamjet kur Ilir Meta dërgohet te Blloku i Sigurisë në “Mine Peza”

by editor

Ky është momenti kur Ilir Meta është dërguar nga forcat e policisë në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.

Advertisements

Pamjet e siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari tregojnë eskortën policore që dërgojnë Metën te Blloku i Sigurisë pasi la ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Advertisements

Ish-Presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë do të qëndrojë në Bllokun e Sigurisë deri sa të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë, që nëse lihet në fuqi, më pas do të dërgohet në paraburgim.

Ilir Meta u arrestua sot pas mesdite në mes të rrugës teksa ishte duke udhëtuar me makinë. Ndaj tij u lëshua masë sigurie arrest në burg pas hetimeve që SPAK po kryhen ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi, të cilët i akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ndërsa Kryemadhi ka masë sigurie detyrim paraqitje.

You may also like