Prej kohësh po flitet rreth një romance mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit. Mirëpo dyshja që aludohen të jenë bashkë nuk kanë deklaruar asgjë rreth situatës, por duket se pak nga pak po i japin sinjale publikut të cilat të lënë të kuptosh se lidhja mes tyre është e vërtetë.
Advertisements
Së fundmi Rina ka publikuar disa pamje në Instagramin e saj dhe në mesin e tyre gjendet një foto e cila ka disa plane ku duket dora dhe kapelja e një mashkulli. Të gjithëve u shkon mendja tek reperi por përsëri nuk mund të themi diçka të sigurt.
Advertisements
Kujtojmë që pas publikimit të fotove të reperit dhe Rinës në rrugët e Londrës, ish-çifti Sara-Ledri kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga Instagami, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.
Pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit.
Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.
Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën bëri xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesnin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila i ka ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.
Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.
Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.
Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.
Së fundmi çifti është parë përsëri së bashku në rrugët e Londrës, duke mos lënë vend më për dyshime për lidhjen e tyre.
Advertisements