Gazetari Fatos Mahmutaj tregon në një emision televiziv se si nisi dosja CEZ/DIA që çoi në arrestin e Ilir Metës ditën e djeshme.
Advertisements
Mahmutaj rrëfen intervistën me gruan e Kastriot Ismailajt, e cila thoshte se Meta i kishte bërë shantazh dhe kërcënuar pasi i kërkonte pas burrit të saj.
Advertisements
‘Kjo dosje ka filluar që nga 21 janari. Unë ndodhesha në Bruksel. Kam qenë njeriu i fundit që kam intervistuar Vojsava Ismailaj. Gjendet bruto në internet. Ajo ka akuzuar Ilir Meta për shantazhe, presione për ti grabitur paratë burrit të saj Kastriot Ismailaj. Realisht, pas publikimit të intervistës së saj nga mediat, kjo u fut pjesë e kësaj dosjeje.
Kuptova që ishte dosje e madhe e korrupsionit ku ishte përfshirë emri i Ilir Metës. Dosje korrupsioni.
Advertisements
E intervistuara ime më ndërpriste disa herë, pasi bllokohej nga emocionet, dilte nga filli i asaj që po intervistohej dhe akuzonte Metën për shantazh dhe kërkim parash burrit të saj.’