Po kërkonte celularin, e reja përfundon me kokë poshtë e bllokuar mes gurëve

by editor

Një e re kaloi me orë të tëra e bllokuar me kokë poshtë pasi rrëshqiti aksidentalisht mes 2 gurëve të mëdhenj teksa përpiqej të merrte celularin e saj që i kishte rënë gjatë një shëtitje në Australi.

Advertisements

Gruaja, e quajtur Matilda Campell ishte duke ecur në rajonin Hunter Valley kur ra në të çarën prej 3 metrash dhe u bllokua mes gurëve. Kjo ishte fillimi i një sprove 7-orëshe në të cilën shërbimet e urgjencës do të ndërmerrnin një mision sfidues, ku përfshihet dhe lëvizja e disa gurëve.

Advertisements

Për më tepër pasi ia dolën që të largonin gurët e mëdhenj me një çikrik, ata duhej të punonin sërish për të nxjerrë të renë nga “stofulla” ku kishte rënë.

Advertisements

“Në 10 vitet e mia si ndihmës i shpëtimit, nuk isha përballur kurrë në një punë si kjo, ishte sfiduese, por tepër shpërblyese,” tha punonjësi Peter Watts.

Ajo kishte qenë me kokë poshtë për më shumë se një orë përpara se të mbërrinte ekipi i shpëtimit pasi përpjekjet fillestare të miqve të saj për ta nxjerrë jashtë nuk qenë të suksesshme.Pas disa orësh, ekipi arriti ta shpëtonte gruan, e cila nuk kishte pësuar dëmtime të rënda përveç disa gërvishtjeve dhe mavijosjeve të vogla. Megjithatë, ajo nuk arriti ta merrte telefonin e saj.

“Faleminderit ekipit që më shpëtoi, ju jeni fjalë për fjalë shpëtimtarë të jetës time. Shumë keq për telefonin”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al

You may also like