A do lirohet nesër Ilir Meta nga qelia? Analisti i njohur zbulon detajet: Nëse shpallet fajtor rrezikon…

by editor

Analisti Leonard Karaj ka deklaruar se ditën e nesërme ish-presidenti Ilir Meta nuk do të lirohet nga qelia.

Advertisements

I ftuar në një emision televziv, ai ka thënë se Meta do vijojë të hetohet në qeli, për shkak se gjyqtarja që do përcaktojë masën e sigurisë është e njëjta që firmosi urdhër-arrestin.

Advertisements

Ndër të tjera, ai shtoi se akuzat që rëndojnë mbi Metën janë rënda dh ai rrezikon mbi 20 vite burg nëse shpallet fajtor.

“Nesër kam përshtypjen që nuk do ndodhë asgjë. Nëse ka njerëz që mendojnë se seanca e nesërme për masën e sigurisë do ta nxjerrë Metën nga qelia gabohen. Kjo sepse gjyqtarja që ka vendosur arrestimin e Metës do të jetë ajo që do të caktojë dhe masën e sigurisë. Pra nëse ajo e ka gjykuar në krye të herës që Meta nuk duhet të jetë i lirë, që nuk duhet të hetohet në gjendje të lirë, ajo nuk do e lirojë edhe nesër.

Advertisements

Akuzat që rëndojnë mbi Metën janë të rënda, janë mbi 20 vite burgim nëse shpallet fajtor. Nuk ka si të rëndohet më shumë se kaq, SPAK-u e ka ngritur ‘stekën’ shumë lart.”– tha ai.

You may also like