Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u shpallën nga SPAK si persona në hetim me dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave.
Advertisements
Po çfarë thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme? Në dosjen e siguruar nga Panorama Online thuhet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë para cash nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi për të paguar kreditë.
Advertisements
Në dosje thuhet ndër të tjera se mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme.
Po sipas dosjes, nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.
Advertisements
“Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parashë me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentjan Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.