“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit”/ Gazetarja Anila Hoxha zbulon çfarë tha ish-presidenti Meta në seancë

by editor

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga debati i ashpër i ish-presidentit Ilir Meta me prokurorët e SPAK.

Advertisements

“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta.

Advertisements

Ilir Meta, Moika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku dolën sot para trupës gjykuese të Gjykatës së Posaçme. GJKKO vendosi që të shtyjë seancën për njohjen me masën e sigurisë për Ilir metën dhe të akuzuarit e tjerë. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, thuhet se pritet që seanca gjyqësore të rinisë në orën 13:30.

Ndër të tjera mësohet se shkak i kësaj shtyrjeje është bërë koha që kanë kërkuar për njohjen me aktet. Hoxha zbulon se për rreth një orë seancë ish-presidenti Ilir Meta ka ngritur zërin ndaj trupës gjykuese.

Advertisements

You may also like