Nga protesta para Parlamentit Europian, deputeti i PD-së Edi Paloka, duke u shprehur se synimi i tyre është sensibilizimi ndërkombëtarëve për situatën në vendin tonë.
Advertisements
Gjatë një prononcimi për mediat, Paloka tha se Shqipëria është në diktaturë dhe se listën e deputetëve, e bën krimi i organizuar.
Advertisements
“Jemi në diktaturë, siç është vërtetuar nga ngjarjet e fundit siç është arrestimi i Çyrbjes vërteton akuzat që qeveria mbahet në këmbë nga krimi i organizuar, Renditjen e deputetëve në listë e bën krimi i organizuar dhe siguron votat për atë qeveri.
Të kthejnë sytë nga Shqipëria, jemi të detyruar të kërkojmë vëmendjen e miqve tanë. Bollë më me individë që paguhen me paratë e pista të Tiranës për të ardhur për të bërë deklarata pro Ramës në Tiranë.
Advertisements
Ekziston ideja se Rama ka mbështetje, nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet e individëve të korruptuar me atë të institucioneve.
Jemi këtu për të sensibilizuar institucionet sepse më vonë do të jetë e pamundur të ndryshohet situata”, tha Paloka.