Arrestimi i Ilir Metës, Edi Rama reagon për herë të parë: I takon vetëm drejtësisë

by editor

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për media me presidenten e BE-së Von der Leyen, ku dhe ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Advertisements

Rama u shpreh se nuk bën komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj.

Advertisements

“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë.Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”-ishte përgjigja e Ramës.

You may also like