Sulmi terrorist në Ankara, të paktën 3 të vrarë e 14 të plagosur. Publikohen fotot e autorëve

by editor

Të paktën 3 të vdekur dhe 14 të plagosur është bilanci i një sulmi të ndodhur këtë të mërkurë në Ankara të Turqisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zyrat qendrore të Industrisë turke të Hapësirës Ajrore.

Advertisements

Raportimet e deritanishme flasin për shpërthimin e një bombe në një taksi në portën e objektit, si dhe të shtëna me armë zjarri. Autoritetet vendase thanë se bëhet fjalë për sulm terrorist, që dyshohet të jetë organizuar nga grupi PKK. CNN turk publikoi këto foto që i përkasin autorëve të ngjarjes, të cilët raportohet se ishin të paktën 3.Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, ndërsa punonjësit u transferuan në një strehimore për arsye sigurie.

Advertisements

Kjo ndërtesë konsiderohet si shumë kritike për industrinë turke të mbrojtjes dhe në të janë të punësuar rreth 15,000 persona./tvklan.al

Advertisements

You may also like