Tentoi të mbytej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët, e reja rrëfen dhunën barbare të bashkëshortit

by editor

Nëna 27-vjeçare që tentoi të vriste veten bashkë me katër fëmijët e saj të mitur më 17 korrik të këtij viti thyen heshtjen për herë të parë.

Advertisements

E reja që tentoi të mbytej në lumë me katër fëmijët e saj foli sot për emisionin “Zemër të Hapur” ne News 24 nën moderimin e Evis Ahmetit përmes një lidhjeje telefonike.Ajo tha se është dhunuar brutalisht së bashku me katër fëmijët nga bashkëshorti, ndërsa tregoi se ai vazhdon t’i dalë para, duke krijuar situata të frikshme e të paprecedenta.

Advertisements

“Kur i kujtoj këto gjëra nuk ndihem aspak mirë. Fëmijët nuk janë me mua. Kur unë shkoja në punë dhe më pas kthehesha fëmijët më tregonin se babai i kishte dhunuar. Të katërt më thonin të njëjtën gjë. Më ka thënë se do përgjigjet për fëmijët tanë dhe se do bënte çdo gjë për ta. Unë e di se çfarë kam hequr me të, jam kthyer për fëmijët. I thashë djalit se nuk kthehem më me të. Më ka dalë te lulishtja e qytetit dhe më kërkoi të sqaroheshim”, tha nëna 27-vjeçare.

Kujtojmë se tragjedia u shmang falë telefonatës që babai i 27-vjeçares bëri në polici.

Advertisements

Babai i tha policisë se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.

Mënjëherë pas kësaj forcat e policisë shkuan në vendngjarje, ndaluan të renë nga kryerja e aktit ekstrem.

Së fundmi, disa ditë më pas, bashkëshorti i saj denoncoi rastin në emisionin “Me Zemër të Hapur”, duke akuzuar familjarët e gruas, vjehrrin dhe vjehrrën.- Advertisement –
Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me te marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.

Nga ana tjetër, familjarët e 27-vjeçares akuzuan dhëndrin për dhunë sistematike dhe tradhti, duke thënë se e kishte lënë pa ushqim dhe mbështetje.

Redaksia e emisionit zhvilloi një bisedë të gjatë me 27-vjeçaren, e cila për herë të parë ndau historinë e saj të dhunës brutale dhe frikës nga bashkëshorti, i cili vazhdon t’i krijojë situata të rrezikshme.

27-vjeçarja nga Shkodra u shpreh se ajo u nxit drejt aktit ekstrem që fatmirësisht u parandalua, se bashkëshorti i saj ka dhunuar të katër fëmijët e saj.

You may also like