Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama
Advertisements
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë ka qenë e tensionuar.
Advertisements
Përveç tensioneve mes çiftit që është në proces divorci, përplasje ka pasur edhe mes Metës dhe prokurorëve, Arben Kraja, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi, të cilët ishin përfaqësuesit e palës akuzuese në seancë.
Mësohet se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të SPAK. Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore. Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.
Advertisements
Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama. Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, teksa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje”.