Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos në Greqi ka përfunduar me plagosjen e ndërsjellë të tyre.
Advertisements
Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit.
Advertisements
I pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.
Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.
Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.