Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në një emision televiziv, ku diskutoi mbi arrestimet e fundit të figurave të rëndësishme të opozitës.
Advertisements
Ai theksoi se këto arrestime përbëjnë një mesazh të qartë për politikanët që guxojnë të denoncojnë aferat e mazhorancës.
Advertisements
Këlliçi u shpreh se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta është një sinjal për të gjithë opozitarët, përfshirë deputetët si Gazment Bardhi dhe të tjerë që kritikojnë sistemin.
“Ky show është një mesazh i qartë jo vetëm për Ilir Metën, por për këdo opozitar. Është mesazh edhe për Gaz Bardhin, edhe për çdo deputet të Partisë Demoklratike që godet mazhorancën. Është dhe për Metën, dhe për Berishën, dhe për Salianjin që sot është në burg. Tregon se godet këdo që denoncon. Thënë këtë nëse do kishim një arrestim normal të zotit Meta, do istye në turpin e tij që nëse këto reagime do ti kishte bërë pa arsye”, tha Këlliçi.