Adoleshenti sulmon me thikë dy efektivë, vdes njëri, tjetri në gjendje të rëndë

by editor

Një adoleshent sulmoi me thikë dy oficerë në një stacion policie në rajonin Bosanska Krupa të Bosnjë-Hercegovinës mbrëmjen e së enjtes, duke vrarë njërin prej tyre, raporton Associated Press.

Advertisements

Sipas njoftimeve zyrtare, autori i mitur ka hyrë në komisariat dhe ka sulmuar me thikë efektivët. Njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

15-vjeçari u arrestua, sipas zëdhënësit të policisë, por motivi i sulmit mbetet ende i panjohur./abcnews.al

You may also like