Liam Payne ishte duke biseduar me Nicole Scherzinger, pak para se të vdiste. Ish-ylli i One Direction ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte në Argjentinë, pasi kishte konsumuar alkool dhe drogë.
Advertisements
Kompozitori Andrew Lloyd Webber, i cili po punon me Scherzinger në muzikalin “Sunset Blvd”, foli për marrëdhënien e këngëtarit me Liam Payne. Në një intervistë për Billboard ai tha: “Unë mendoj se është diçka që nuk është thënë dhe që mund të them është se në një kohë Nicole ishte mentore e Liam. Të mërkurën që ai vdiq, ata po flisnin me mesazhe.”
Advertisements
Në fakt, sipas muzikantit britanik, Scherzinger u informua për vdekjen e Liam Payne, pak para se ajo të dilte në skenën e Broadway.
“Ajo sapo mësoi se ai kishte vdekur dhe përsëri e bëri shfaqjen, e cila është e mahnitshme. Dua të them, ajo është një grua e mrekullueshme. Ajo është pa dyshim një nga interpretueset më të mira me të cilat kam punuar ndonjëherë”, ka theksuar ai.
Advertisements