Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Advertisements
Sipas burimeve nga policia, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje. Megjithatë, pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.Ndër automjetet e përfshira ishte edhe një karrotrec. Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.
Advertisements
Policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkaq mësohet se një tjetër aksident ka ndodhur edhe pranë Maminasit, në autostradë.