“Babai nuk më dha 10 mijë lekë të vjetra…”/ I vuri zjarrin banesës dhe tentoi të vr*iste prindërit, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier

by editor

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ka filluar seanca gjyqësore ndaj 42- vjeçarit, Altjon Sulejmanaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.

Advertisements

Sipas burimeve policore në dëshminë e tij para uniformave blu të Fierit, 42- vjeçari, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, përkundrazi ka qenë tepër i qetë. Shkaku i zjarrvënies ka qenë sepse i ka kërkuar babait 10 mijë lekë të vjetra, por ai ka refuzuar t’ia japë. Kjo e ka nxehur 42- vjeçarin duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke i vënë zjarrin.

Advertisements

Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 42- vjeçari doli para trupit gjykues i përbërë nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokati mbrojtës Ervis Hajdërmataj, për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa theksojmë se nuk është një figurë e panjohur për uniformat blu të Fierit, pasi dy vite më parë ka tentuar të djegë një lokal në zonë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor ndaj nuk dihet nëse ky është një detaj që do të merret në konsideratë nga togat e zeza.

You may also like