Sikur të mos mjaftonte fakti se po bën shpenzime “të çmendura” për të organizuar një takim në Nju Jork, ku shumica e të pranishmëve do jenë “të përzgjedhur”, kryeministri Edi Rama ndoqi mbrëmë një ndeshje basketbolli në Nju Jork.
Advertisements
Burimet thonë se Rama ndoqi ndeshjen e NBA mes ekipeve ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.
Advertisements
Kjo ishte një ndeshje e shumëpritur dhe në stadiumin plot, biletat ishin të kripura.
Nuk dihet se sa ka paguar Edi Rama për këtë ndeshje, por çmimet në vendet pranë fushës nisnin nga 700 dollarë e deri në mijëra për pozicionet më të mira. Në disa raste, çmimet shkojnë edhe 8 mijë dollare.
Advertisements
Kujtojmë se Edi Rama është tifoz “i thekur” i basketbollit amerikan. Syri.net