“U tregua e dobët”- Largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeo Veshajn, si reagon Egla Ceno kur pyetet për fundin e lidhjes së ish-çiftit të BBV

by editor

Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria.

Advertisements

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

Advertisements

“U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.

Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë.

Advertisements

Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

“Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

“As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.

Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën

You may also like