Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin tragjik që u shënua mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Lezhë-Milot, ku mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër i lënduar.
Advertisements
Pas ekzaminimeve përkatëse policia ka identifikuar viktimën. Bëhet fjalë për shtetasin Bledi Sokoli, i cili po drejtonte makinën tip “Opel” gjatë aksidentit të trefishtë.
Advertisements
Për fat të keq Bledi Sokoli nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë. Kujtojmë se nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një 23-vjeçar, shtetasi A.9, drejtues i mjetit “Ford”.
Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima i moshës rreth 30 vjeç, ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë saj.
Si pasojë e humbjes se kontrollit, autovetura është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.