Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Advertisements
Mediat fqinje, raportojnë se pas një konflikti në familje, vëllai ka varë me thikë vëllanë. Viktima është identifikuar si Auron Miftari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”.
Advertisements
Autori i ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes.
Gazetari Venar Isufi tregoi më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku vëllai vrau vëllain.
Advertisements
“Dje në orët e pasdites pas një mosmarrëveshje mes dy vëllëzërve ka ndodhur ngjarja e rëndë në Prishtinë, brenda në banesën në të cilën ndodheshin. Ka filluar dhe grindja dhe si pasojë e goditjes me thikë nga një prej vëllezërve tjetri ka ndërruar jetë.
Ai që ka nisur konfliktin dyshohet se është me probleme mendore. Vdekjen e tij e ka përcaktuar dhe mjeku ligjor që ka qenë dhe vetë në vendngjarje.
Policia e Kosovës e ka arrestuar menjëherë autorin. Viktima do të varroset nesër në varrezat e kryeqytetit,” tha gazetari.