Arrestohet i dashuri i 14-vjeçares që ra nga lartësia dhe humbi jetën. Familjarët dyshojnë se 15-vjeçari mund ta ketë shtyrë nga tarraca e katit të 7-të

by editor

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 14-vjeçares shqiptare në Itali. Mësohet se në pranga është vënë i dashuri i viktimës, një 15-vjeçar i cili dyshohet për vdekjen e të miturës.

Advertisements

Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për vdekjen e 14-vjeçares shqiptare të quajtur Aurora.

Advertisements

Viktima ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati mëngjesin e 25 tetorit në rrugën ‘IV Novembre’, Piacenza.

Ndërkohë këtë të hënë do të bëhet autopsia e trupit të 14-vjeçares shqiptare në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia.

Advertisements

Autopsia synon të zbulojë nëse ka shenja dhune nga i dashuri 15-vjeçar po me origjinë shqiptare pasi ky i fundit ishte personi më të cilin thuhet se 14-vjeçarja kaloi momentet e fundit para se binte nga kati i 7.

Nëna dhe motra e të miturës kanë preenduar në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e përbërë nga kërcënime dhe poshtërime.

Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri shqiptar e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemorragji.

Në përkujtim të saj, shokë, shoqe dhe stafi i shkollës ku studionte 14-vjeçarja, vendosën buqeta me lule dhe tollumbace të bardha në portën kryesore të institucionit arsimor, me mesazhe dashurie si “do të jesh gjithmonë në zemrat tona” dhe “udhë të mbarë vogëlushe”.

You may also like