Bllokimi i gjashtë akseve kryesore të vendit nga opozita mbrëmjen e kësaj të marte ka qenë përgjithësisht i qetë.
Advertisements
Megjithatë një incident është regjistruar në rrethrrotullimin e Levanit, ku një qytetar me një automjet ka tentuar të çajë kordonin e protestuesve të cilët kishin bllokuar aksin rrugor që lidh Levanin me Vlorën dhe Tepelenën.
Advertisements
Policia reagoi menjëherë ndaj këtij incidenti, duke ndërhyrë për të larguar automjetin dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Shoferët e bllokuar në akset kryesore të vendit janë treguar relativisht të qetë dhe po presin me qetësi mbylljen e protestës.
Advertisements