Pësoi djegie në trup pasi stani u përfshi nga flakët, çobani ndërron jetë gjatë transportit në spital

by editor

Një çoban ka ndërruar jetë pasi stani ku ishte punësuar për të punuar u përfshi nga flakët.

Advertisements

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:10, në fshatin Lekas. Viktima me iniciale Sh. F., pësoi djegie në trup dhe ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

Advertisements

“Më datë 29.10.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Lekas, ka rënë zjarr në stanin e shtetasit E. K. Nga flakët ka pësuar djegie në trup shtetasi Sh. F., banues në fshatin Moravë, çoban i stanit, i cili si pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit”, njoftoi policia.

You may also like