Mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati

by editor

Shkon në tre numri i viktimave si pasojë e atentatit të ndodhur sot me armë zjarri në Shkodër.

Advertisements

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ku mësohet se ka ndërruar jetë në spital i plagosuri Arlind Bushati.

Advertisements

Alind Bushati djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, ishte njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç.

Ai mori plumb në kokë, ndërsa u qëllua teksa ndodhej në makinë me Licin.

Advertisements

Prej 5 orësh në gjendje kritike për jetën, 32-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Besohet se shënjestra e atentatit ishin të dy personat, teksa viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.

You may also like