Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re Me Lagjen e vjetër të qytetit te Bulqizës ku drejtuesi mjetit tip Audi është përplasur me drejtuesin e një motoçiklete.
Advertisements
Si pasojë është plagosur rëndë një grua e cila ndodhej po ashtu në motor. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Advertisements
Sipas mjekëve spitalit të Bulqizës e aksidentuara është në gjendje të rëndë ku pritet helikopteri për dërgimin drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje!
Advertisements