Detyrim paraqitje’ vendosi gjykata e Elbasanit për tre protestuesit e opozitës të arrestuar nga policia mbrëmjen e së martës, pas protestës së zhvilluar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në kuadër të mosbindjes civile.
Advertisements
Edi Pojani, Hamza Lamçja dhe Arben Pjetri u arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Advertisements
Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, gjyqtarja e Elbasanit Yrfet Shkreli la në fuqi masën e kërkuar nga prokurori Gjergji Ceka, atë të detyrimit të paraqitjes.
Gjatë zhvillimit të seancës, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, pati një prezencë të lartë në ambientet e jashtme të Gjykatës të drejtuesve dhe strukturave të PD, por edhe forcave të policisë.
Advertisements
Pas protestës që opozita zhvilloi në 6 pika nevralgjike në të gjithë vendin, një prej të cilave në rrethrrotullimin e Bradasheshit, janë proceduar penalisht dhjetra persona. Vetëm në Elbasan janë proceduar në gjendje të lirë 20 mbështetës të opozitës dhe 3 persona janë shpallur në kerkim.
Një ditë parë kreu i PD në Elbasan Blendi Himçi dhe deputeti Tomorr Alizoti, i cilësuan arrestimet e protestuesve të padrejta, duke i bërë thirrje organeve ligjzbatuese ta çmojnë të jashtëligjshëm atë.