Masakra në Shkodër, Rama: Krimi është më i zbrapsur se kurrë! Beteja vazhdon

by editor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për atentatin me tre viktima në Shkodër, ku një prej viktimave ishte një grua kalimtare, teksa bashkëshorti i së cilës ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Advertisements

Rama e ka quajtur një “tragjedi”, por duke u fokusuar te statistikat, ka thënë se ky vit për Shqipërinë, ishte viti me më pak vrasje që kur ai erdhi në pushtet.

Advertisements

“Krimi është më i zbrapsur se kurrë, e kemi marrë detyrën me 150 vrasje në vit, sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve. Këto pa dyshim janë tragjedi…Krimi në Shqipëri është më i tkurrur dhe më i zbrapsur se kurrë, nuk ka përfunduar kjo betejë por është një betejë që vazhdon. Çdo vit është numri në rënie, dhe ky vit është numri me më pak vrasje. Kur unë kam marrë detyrën kishte tre vrasje në ditë, mesatarisht”, tha Rama në emisionin “Opinion”.

Kreu i qeverisë komentoi shkurt edhe mesazhet e politikanëve dhe anëtarëve të botës së krimit në aplikacionet e koduara, duke thënë se i takon drejtësisë të provojë nëse të gjitha ato që thuhen janë apo jo të vërteta.

Advertisements

“Kjo historia e EncroChat dhe SKY ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë, aty ka me dhjetra e mijëra mesazhe që çfarë nuk thonë, por deri sa të provohen, se del njëri dhe thotë që “takova atë të gjatin”, nuk ka dalë, por çfarë nuk thonë”, deklaroi Rama.

You may also like