Edi Rama mashtroi pensionistët me 700 lekë, ndërsa deputetëve ua rriti të ardhurat deri në 5 mijë euro në…

by editor

Rreth një vit e gjysmë më parë, rrogat e deputetëve u dyfishuan dhe këtë fakt kryeministri Edi Rama nuk e përmend asnjëherë në takimet e fundit që po bën me pensionistët. I trembur nga goditja që të moshuarit mund t’i japin në zgjedhjet e 2025, pasi iu dha “lëmoshë” prej 700 lekësh të reja ose 7 mijë lekësh të vjetra, Rama e ka gjetur problemin tek bizneset. Ai akuzon biznesmenët si përgjegjës për mosrritjen e pensioneve duke u përpjekur të argumentojë se punëdhënësit nuk deklarojnë pagat e plota që i paguajnë punëmarrësve, duke shmangur në këtë mënyrë detyrimet për sigurime shoqërore. Kryeministri nuk ofron ndonjë asnjë analizë për përmasat e problemit por përdor gjuhë të ashpër, duke akuzuar “biznesmenët” si “vjedhës”. Pse nuk flet Rama për rrogat që merr vetë ai dhe ligjëvënësit e tjerë?

Advertisements

Si ua rriti Rama pagat deputetëve

Advertisements

Në Itali, paga e një deputeti është sa 10 herë pensioni minimal, ndërsa në Shqipëri, paga e një deputeti është 41 herë më shumë se pensioni minimal. Nga 156 770 lekë që ishte, paga e deputetit Rama ua rriti para pak muajsh në 310 250 lekë. Bëhet fjalë për pagën bruto. Nga paga bruto 310 250 lekë mbahen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore (9.5 % mbi pagën maksimale të sigurimeve shoqërore) dhe sigurimeve shëndetësore (1.7 %) si dhe kontribut të sigurimeve suplementare 5 %. Kështu që paga neto e deputetëve, pra rroga mujore që u kalon në llogari është rreth 260 mijë lekë ose 2.6 milionë lekë të vjetra. Por krahas pagës bazë, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfitojnë pagesë mujore në vlerën 40 mijë lekë për shpenzime karburanti si dhe 17 mijë lekë për shpenzime telefonie. Shumica e deputetëve rezultojnë se përfitojnë çdo muaj 75,250 lekë dieta për udhëtime brenda vendit.

Krahas pagës bazë tashmë 3 milionë lekë bruto (2.6 milionë neto), deputetët paguhen me 2 000 lekë për çdo pjesëmarrje në mbledhjes e komisioneve parlamentare. 20 deputetë marrin nga 30 mijë lekë në muaj ose rreth 300 euro, për rimbursim qiraje banese, me pretendimin se banojnë me qira në Tiranë. Disa deputetë deklarojnë nga 15 mijë deri në 36 mijë ose rreth 300 euro në muaj pagesa nga buxheti i Kuvend si rimbursim për shpenzimet për fjetje në hotele brenda vendit. Të gjitha këto përfitime, krahas pagës bazë, arrijnë në një vlerë nga 100 mijë lekë deri në 150 mijë lekë ose rreth 1.5 mijë euro në muaj, por ka raste që përfitimet janë gati sa paga neto. Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj. Ndërsa pensionistët në fund mezi shtyjnë muajin.

Advertisements

Propaganda e Ramës

Duke parë situatën dhe talljen e kësaj qeverie, disa pensionistë janë ngritur në protesta. Edi Rama vazhdon propagandën me takimet e pensionistëve për votat e mandatit të katërt, duke thënë se premtimin e 2013-ës për rritjen e pensioneve nuk u realizoi dot gjatë 12 viteve, ngaqë bizneset mashtrojnë me sigurimet, por do rriten brenda vitit 2030. Skandali është se në takimet pensionistë, nuk shkojnë pensionistë, por militantë të PS e prindër zyrtarësh të pushtetit; të përzgjedhur nga drejtuesit partiakë, drejtorët, kryetarët e bashkive dhe deputetët, për t’i bërë fresk Ramës e për ta duartrokitur. Kjo skemë përzgjedhjeje e pensionistëve që çohen të takohen me Ramën, u denoncua nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili publikoi, mesazhin që Zv/ministri i Infrastrukturë-Energjisë, Ami Kozeli, u dërgon drejtuesve lokalë të PS, ku thuhet se kërkohen pensionistë të qetë dhe të artikuluar mirë.

You may also like